13-vjeçari shqiptar “agjent” nga Podgorica

Tuesday, 18 February 2020 16:14
Tom Zef Gocaj në hetuesi Tom Zef Gocaj në hetuesi

Nga Kastriot Dervishi

Tom Zef Gocaj, lindur në Podgoricë në vitin 1928, me kombësi shqiptare e shtetësi jugosllave, me profesion hekurkthyes, analfabet, erdhi në Shqipëri me shpresën se po vinte në shtetin amë, pa e ditur se gjendja ishte më e keqe se atje ku shtypja ndaj shqiptarëve ishte e zakonshme. Erdhi në Shqipëri në moshën 13-vjeçare, në tetor 1951. U vendos në Berat e më pas në Llakatund, vende ku qëndronin emigrantët jugosllavë (shumica shqiptarë nga Kosova). Sipas Sigurimit të Shtetit, pretendohej se kishte ardhur në Shqipëri me synime agjenturore, i dërguar nga UDB-ja.

Shpeshherë, shokët e Sigurimit, në ndihmë të homologëve të tyre, shokë të UDB-së, harronin moshën e atyre që çonin të dënonin. E kështu ndodhi edhe me djaloshin në fjalë, të cilën e akuzuan për spiunazh të kalibrit të lartë. Se si mundet që një 13 vjeçar të ketë synime për të mbledhur informata ushtarake, politike dhe ekonomike, pa ditur as të shkruajë, këtë vetëm formulimet e Sigurimit mund ta merrnin me mend. I vetmi “faj” i tij ishte se kishte biseduar për t’u arratisur, por më pas kishte hequr dorë nga ky veprim. U arrestua më 16.6.1954. U akuzua në bazë të nenit 65 (spiunazhi), të Kodit Penal dhe të neneve 2, 3 4, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Për fajet kundra popullit e shtetit” (që ishte shfuqizuar me hyrjen në fuqi të Kodit Penal).

Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër me veprim në Vlorë, e drejtuar nga major Mustafa Beqo, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten II Rako Caci, me vendimin nr.45, datë 8.10.1954, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet burgim. U konsiderua i pafajshëm për veprën penale të kalimit të kufijve. Duke mos ditur procedurën e ankimit, i dënuari si agjent nuk ka bërë as rekurs. Dënimi nuk u dha me konfiskim sepse ishin informuar më parë se nuk kishte asnjë pasuri.

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 16:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...