1991/Ata që u ndaluan dhe u dënuan për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës

E Enjte, 20 February 2020 16:37

Nga Kastriot Dervishi

Për të përballuar në Tiranë gjendjen e krijuar e për të mbrojtur shtatoren e Enver Hoxhës, u mobilizuan nga Ministria e Punëve të Brendshme 1200 forca të reparteve 326 e 711, të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranës dhe të dy shkollave të kësaj ministrie. “Një pjesë e konsiderueshme e forcave ishin lodhur para se të vinin në sheshin “Skënderbej””, “por edhe ato që nuk ishin ndeshur më parë, nuk rezistuan më shumë se një orë”, vlerësohej në raportin mbi ngjarjen. Ngjarja kryesore e rrëzimit të shtatores së E.Hoxhës nuk figuron në komunikatën ditore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo haset në raporte të tjera, si dhe në një njoftim përmbledhës që iu dërgua udhëheqjes. Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës ishte një veprim masiv i kryer nga qindra e mijëra qytetarë. Megjithatë, u kryen disa ndalime e arrestimi.

Më 24.2.1991, u ndaluan:

-Hysen Ibrahim Alla, 45 vjeç, shofer në minierë, “për arsye se me autobusin që drejtonte ka tërhequr monumentin e Enver Hoxhës.

“Për arsye se kanë marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës dhe kanë qëlluar me gurë punonjësit e rendit, u ndaluan:

-Arben Metali Çela, 23 vjeç, student

-Agron Hamet Hamza, 30 vjeç

-Petrit Myslim Sula, 25 vjeç

-Arben Daut Thaqe, 21 vjeç

-Kujtim Zëmblaku, 27 vjeç

-Ardian Besnik Heta, 23 vjeç, mekanik në Parkun e MPB-së, për arsye se ka drejtuar makinën tip “Ifa”, pas së cilës ishte lidhur përmendorja e Enver Hoxhës dhe e ka çuar në qytetin “Studenti”

Më 27.2.1991, për “arsye se kanë marrë pjesë në grupin që rrëzoi e tërhoqi përmendoren e Enver Hoxhës”, u ndaluan:

-Ernela Viro Bako, 24 vjeç, punëtore në tipografinë ushtarake.

-Arben Petrit Çela, 23 vjeç, punëtor

Më 28.2.1991, u ndaluan:

-Dritan Kadri Hamdiu, 22 vjeç, punëtor në tipografinë ushtarake, “për arsye se ka marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës”.

I dënuari

Sipas vendimit, i pandehuri Ardian Heta ditën e 20 shkurtit 1991, nuk ka dalë në punë se ishte i sëmurë. Por rreth orës 13.00, pasi ka marrë vesh ngjarjet që po zhvilloheshin në Tiranë, është bashkuar me turmën që po zbriste drejt sheshit “Skënderbej”, duke zënë vend para Bankës së Shtetit. Aty ka marrë një makina “Ifa” dhe ka çuar në spitalin ushtarak 3 persona të plagosur. Në kthim, me makinën që drejtonte është tërhequr shtatorja e Enver Hoxhës rrugëve të Tiranës. Me vendimin nr.166, datë 20.4.1991, Gjykata e Rrethit Tiranë, e deklaroi fajtor në bazë të dekreteve 7408 (për mbledhjet e grumbullimet) dhe 7459 (për mbrojtjen e monumenteve), duke e dënuar me kohën e paraburgimit. Me vendimin nr.262, datë 14.8.1991, Gjykata e Rrethit Tiranë, për shkak “të ndryshimit të rrethanave dhe kushteve aktuale politike”, pushoi çështjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...