Vrasja e parë e majit 1990 në kufi, martiri cilësohej “kulak”

Tuesday, 02 June 2020 16:15

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë muajit maj 1990, kanë ndodhur 5 vrasje në kufi: Vat Beqi më 19 maj, Sokol Lika më 23 maj, Qamil Xhaja më 25 maj, Kujtim Xhaja më 28 maj dhe Bujar Osmani më 30 maj.

Më 19.5.1990 në Velipojë tentuan të kalojnë kufirin Gjek Marash Beqi (i cili banonte në Berat), vjeç 35 dhe Vat Marash Beqi, vjeç 25 banues në fshatin Velipojë. Të dy vëllezërit konsideroheshin me origjinë shoqërore kulake. Një ditë më parë, Vati shkoi në Berat te i vëllai Gjeka. Rrugës i ka shpjeguar se kishte vendosur të arratisej në Jugosllavite xhaxhai i arratisur në vitin 1953.

Rreth orës 22.00 me një kamerdare të përgatitur qysh më parë nga Vati janë nisur me det për të kaluar kufirin. Lëvizja e kamerdares është vërejtur nga njësiti i shërbimit me motoskaf që drejtohej nga komandanti i postës Bino Binaj, i cili ka qëlluar me pistoletë në ajër. Bino Binaj i urdhëroi të dilnin në tokë me not. Kur ata nuk pranuan. Atëherë Binaj i ka hedhur spirancën për t’i tërhequr. Vat Beqiri ka kapur litarin e spirancës. Binoja i qëllon menjëherë me automatik, por pa i vrarë. Motoskafi rimorkion kamerdaren ku mbaheshin Gjeka me Vatën. Në breg pas njësitit ka dalë fillimisht Gjeka dhe kur Vata ishte 2 – 3 metra larg bregut është qëlluar pabesisht me automatik nga Binoja, i cili ka vdekur në vend. Kufoma ju dorëzua familjarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...