1924/Nënshkrimi i Fan Nolit në komisionin administrativ

Tuesday, 16 June 2020 15:19

Nga Kastriot Dervishi

Pas vdekjes së Avni Rustemit më 22 prill 1924, në vijim, opozita e kohës organizoi një varrim me efekte revolucionare të Avni Rustemit në Vlorë. Duke e quajtur atë “hero”, shtypi i opozitës arriti ta quajë atë si “mbret i vdekur të Shqipërisë”.

Ato filluan më 28 prill 1924 me ceremonitë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Ceremonia e varrimit është zhvilluar të mërkurën e 30 prillit 1924. Trupi i viktimës u vendos sërish në një kamion të zi, në xhaminë e qytetit u bënë sërish lutjet e rastit. Një kamion i mbuluar me të zeza ka bartuar trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës. Në këtë qytet është zhvilluar një ceremoni e shkurtër ku foli nënkryetari i Kuvendit Kushtetues, Kostë Paftali. Të gjithë personat që e shoqëronin arkivolin e balsamosur në Durrës, kanë hipur në vaporin “Beogradi”, i cili ka nisur rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur këtu të martën e 29 prillit 1924. Pas mbajtjes së fjalimeve të ashpra para kufomës dhe zemrës së Avni Rustemit të vendosur në një enë qelqi, opozitarët organizuan tri mbledhje në sallën e bashkisë së Vlorës.

Në Vlorë u krijua Komisioni Administrativ si krah politik i kryengritjes, i përbërë nga Fan Noli (për punët e jashtme), Sulejman Delvina (për punët e brendshme), Kostë Paftali (për punët botore) dhe Mustafa Tragjasi (për çështjet financiare). Ai e shpalli veten si përfaqësues të vetëm të popullit dhe kërkoi që të njihej si i tillë edhe nga bota.

Shkresa bashkëlidhur është ndër të rrallat që ka mbërritur në ditën tona dhe që i takon komisionit në fjalë. Ajo mban datës 13 qershor 1924. I takon periudhës së grushtit të shtetit. Tre ditë më vonë Fan Noli u bë kryeministër.

Modifikuar më Tuesday, 16 June 2020 15:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...