1949/Diktatori rrëzoi kryepeshkopin Kristofor Kisi

Hënë, 22 June 2020 18:01

Nga Kastriot Dervishi

Fortlumtura e tij Kristofor Kisi (10.2.1883-17.6.1958) ishte prej vitit 1937 kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas konfliktit të gushtit 1949, Enver Hoxha vendosi në mbledhjen e Byrosë Politike që ta heqë e denigrojë atë. Për t’u afruar me Kishën Ruse, ai kish menduar që kryepeshkop të bëhej peshkopi i Korçës, Pashko Vodica. Dhe ashtu u bë. Të gjitha procedurat e tjera që ndodhën nuk kishin asnjë rëndësi sepse kjo u vendos në Byro. Enver Hoxha përpilon vetë edhe planin e poshtërimit të Kisit në opinion dhe brenda radhëve të klerikëve. Pasi e shkarkuan, klerikët e vendosur e akuzuan Kisin si “antikishtar” dhe “antipatriotik”.

Kisi u vu në përpunim më 3.9.1949 nga operativi Rako Tasi në akuzën e “spiunit francez” me miratimin përkatës nga shefi i Seksionit të Klerit në Degëtn e 2-të Irakli Kocani, kryetari i Degës së 2-të të Drejtorisë e Sigurimit të Shtetit, Delo Balili. Operativë të tjerë që ndiqnin përpunimin e tij ishin Pali Spiro, Zenel Tafili, Feçor Shehu, Polo Lesko. Bashkëpunëtorët kryesorë që ndiqnin këtë aktivitet ishin “Dueli” dhe “Virtyti”, të dy për fat të keq brenda kishës. U propozua, por më pas u hoq dorë nga arrestimi i tij. U ndoq deri sa vdiq nga hemorragjia e rëndë në kokë.

***

Në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 24.8.1949, Enver Hoxha për çështjen e kryepeshkopit Kristofor Kisi deklaroi:

“Ky njeri nuk munde dhe nuk duhet të jetë shefi i Kishës Ortodokse se është armik i yni dhe çështja e kishës ka një rëndësi të madhe. Ne në vendin e tij duhet të kemi një patriot të ndershëm që të krijojë në besimtarët një atmosferë të shëndoshë për pushtetin tonë. Kjo çështje lidhet edhe me luftën që po bëjnë grekët me Fanarin e Stambollit që zhvillojnë një polikë proamerikane. Ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me Kishën Ruse dhe kjo gjë nuk bëhet duke patur në krye të Kishës Ortodokse Kisin, prandaj më mirë të vëmë aty Pashko Vodicën, të cilin unë e thirra dhe bisedova me të për këtë çështje. Bisedova gjithashtu edhe për shtimin e rrogave të klerit ortodoks dhe këtë gjë, t’ia hedhim mosinteresimit të Kisit. Për këtë çështje unë bisedova edhe me Manolin (Konomi, ministri i Drejtësisë-shënim). Një çështje tjetër është se tani te Sinodi janë vetëm 4 veta në vend të 5 që duhet të jenë. Duhet të shohim nëse mund të futet në vendin vakant Irene Banushi (por kjo nuk u duk me vend pse ai porsa ka dalë nga burgu dhe nuk do të bëjë përshtypje të mirë). Kisin ata do ta rrëzojnë nga Sinodi, po tani duhet ta fusim në burg dhe për të ne kemi plot akuza dhe mund ta bëjmë fare leckë që edhe reaksioni vetë mos të ketë çfarë thotë. (Kjo aprovohet nga Byroja Politike që t’i jepet autorizimi Sinodit të Shenjtë të rrezojë Kisin, ta transferojnë në Berat dhe pastaj pa i lënë kohë që të shkojë atje, ta arrestojnë".

Modifikuar më Hënë, 22 June 2020 18:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...