“Iu afruam komandës së NATO-s”

Saturday, 26 September 2020 18:50

Shokët e Zbulimit Politik ishin vendosur në ambasadat e huaja të vendeve ku ishin caktuar. Një ndër detyrat që i vinin vetes ishte edhe sjellja e të dhënave për NATO-n dhe ushtritë e vendeve ku ishin. Duke mos pasur fare agjenturë në administratën e “armikut”, të vetmen gjë që dinin ishte informacioni nga gazetat e dhe revistat. Shumë informacione për NATO-n merreshin nga revistat e kohës dhe vinin në Tiranë si raporte “tepër sekrete”. Një herë Mehmet Shehu u nxeh keq me shokët e zbulimit duke i thënë se këto raporte i lexonte në origjinal para se t’i sillnin ato sepse ishte abonuar. Kritikonte edhe përkthimin e shokëve të zbulimit. Një rast tjetër është ky kur në Itali, shokët e Sigurimit e kishin parë komandën e NATO-s.

Pjesë e një raporti

"Janë bërë përpjekje për të hyrë në objekte të rëndësishme ushtarake siç është p.sh. komanda e NATO-s në Napoli, por nuk ia kemi arritur...Në trajtimin financiar të agjenturës këtu, jemi treguar dorështrënguar, gjë që ka influencuar negativisht  në ndonjë agjent për aktivizimin e tij. për arsye kursimi, jemi tërhequr nga kombinacione që kërkojnë shuma të konsiderueshme, por megjithatë, duhet thënë se këtu në Itali për një gjë të tillë, mendohet më seriozisht se gjetkë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...