1938/Shqipëria financonte fushatën zgjedhore të shqiptarëve në Jugosllavi

Tuesday, 29 September 2020 15:56

Nga Kastriot Dervishi

Përfaqësitë diplomatike shqiptare në Jugosllavi, legata e Beogradit, kryekonsullata e Shkupit  dhe konsullata e Manastirit në gjysmën e dytë të viteve ’20 dhe vitet ’30 luanin një rol mjaft të madh përkujdesës ndaj shqiptarëve që banonin në trojet e veta në Jugosllavi. Dokumentacioni në fjalë është fare pak i studiuar. Aty del fare e qartë se politika e shtetit shqiptar në këto vite ka qenë e qartë dhe thellësisht kombëtare. Më poshtë një letër e të ngarkuarit me punë në legatën shqiptare në Beograd me Mbretin Zog.

***

Legata Mbretërore e Shqipërisë Beograd

Beograd, 17 dhjetor 1938

Naltmadhni

Zoti ministër i Punëve të Jashtme me dorëzoi shumën 13.000 franga ari që denjuat të më jepni për fushatën elektorale, të cilat me kursin e atëhershëm që këmbyem çekun, kapin shumën 208.000 dinarë. Këtë shumë ua dhashë Ferhat Beut dhe kandidatëve tanë sipas listës që do të denjoni të gjeni këtu mbyllur dhe sipas dëftesave që prapë në dublikatë do të denjoni të gjeni këtu mbyllur. Më mungojnë dëftesat e zotërinjve Aqif Gjilani, Kadri Salihu dhe Rrapush Osmani, të cilët do të arrijnë këto ditë dhe menjëherë kam për t’jua dërguar Naltmadhnisë suaj.

Denjoni Naltmadhni të besoni në ndjenjat e besnikërisë dhe të devocionit më të thellë të shërbëtorit besnik.

Tahir Shtylla

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...