1944/Starova “qendra e reaksionit fusharak”

Premte, 06 August 2021 15:13
Foto ilustruese Foto ilustruese

Në letrën e datës 20 maj 1944, të zëvendëskomisarit të Batalionit “Reshit Çollaku”, Moisi Starova për Shtabin e Qarkut të Korçës gjendet edhe një pjesë për fshatin Starovë që cilësohet “qendër reaksioni” në zonën e fushës. Vendin më të vogël këtu e zë lufta ndaj pushtuesit, i cili në fund është larguar fare.

 

Pjesë nga letra:

“Po të hedhim një sy vërejtjes mbi fushën, konstatohet me njëherë se qendra e reaksionit fusharak, Starova, me tronditjen e thellë që ndjeu mbas djegies së fshatit, sot është paralizuar fare, duke mos ditur nga t’ia mbajë. Me të bashkë, gjithë katundet rreth e përqark kanë ndjerë grushtin dhe autoritetin e lëvizjes tonë. Populli i atjeshëm mundohet të lidhet me ne, në bazë të situatës së formuar në favorin tonë. Kjo është pjesa më e madhe. Një pjesë hesht si indiferente, duke qenë se lëvizjes së reaksionit po sheh t’i shtypet koka si duhet, në rast të kundërt, kjo pjesë hidhet me reaksionin. Pjesa e fundit që mbetet, fare e vogël, lidhet kurdoherë me ne, por jo me sakrifica të dukshme.

Vetë reaksionarët me damkë si Xhevat bej Starova, Neim bej Starova, etj, s’guxojnë të duken përpara popullit të këtejshëm, pse e dinë davanë e tyre të humbur. Neim Starova duket nganjëherë në Pogradec dhe duke parë se si dallaveret e tij falimentuan pothuaj krejtësisht, futet nëpër familjet pogradecare ku si qen i tërbuar thërret duke i kërcënuar me lloj-lloj fjalësh të një të poshtri, ashtu sikurse është ai vetë. Së bashku me Niazi Çezmën e Nuri Hudënishtin bajraktarin e zogistin e fëlliqur të Hudënishtit, shkon nganjëherë në Tiranë dhe që të tre, kthehen prapë si qen të zgjebosur. Duket qartë se qëllimi i këtyre është që të mundin e të sjellin ndonjë ngatërrese, por kjo u ka dështuar gjer sot.

Në Pogradec ndodhen një sasi (aproksimativ 150 veta) dhe 40 xhandarë. Gjermanët janë shpërndarë nëpër pak shtëpi, kanë formuar edhe një spital në Pogradec, kanë bërë istikame brenda qyteti. Ditën, xhandarë e gjermanë bëjnë roje, duke u vërtitur nëpër qytet si laro pa asnjë farë autoriteti. Natën gjermanët futen nëpër llogore duke u dridhur nën frikën e ndonjë sulmi tonë (këto janë fjalët e gjithë personave që vijnë nga Pogradeci. Kështu paraqitet situata e atyshme). Në mes të armatimeve të tjera kanë lënë edhe dy autoblinda.

Populli pogradecar ka ikur Fushës së Mokrës dhe vetëm një pakicë qëndron brenda qytetit. Prej reaksionarëve ballistë nuk gjendet asnjë në Pogradec, gjë që provon se janë futur vrimave si miu në poçe.

Qysh nga Pogradeci dhe përtej qarkut, duke përfshirë tej Mokrës, nuk gjendet asnjë fuqi armike, veçse asaj të gjermanëve në Pogradec dhe 40 të kazermat e Përrenjasit. Bombardimi dhe mitralimet e aleatëve që s’po i ndahen Përrenjasit e gjithë xhadesë, kanë bërë të vriten 10 ushtarë gjermanë dhe të plagosen 15 prej 40-ve që janë në Përrenjas.

Me një fjalë fuqia armike është fare e paktë dhe prej ditësh e deri sot, armiku nuk jep shenjë gjallërie në asnjë anë...

Për dijeni, njoftojmë se batalioni tonë nesër, më 21.5.1944. Do të ndodhet përtej Bërzeshtës, për të ruajtur krahët e Brigadës 1-të sulmuese do të veprojë nga katundi Polis, nga Shpati e rrethet e tjera aty afër...

PS. Porsa mbarova letrën dhe isha duke e vënë në zarf, më vjen lajmi se: fuqia gjermane e Pogradecit ka ikur fare, duke e lënë bosh qytetin. Këtë lajm e mora në letër nga një shok, ia kanë thënë fshatarët që vinin nga katundet rrëzë Pogradecit.

Mendim: në këtë mënyrë gjermanët po japin përshtypjen e tërheqjes në stil mjaft të gjerë dhe lënien e një force të vogël kudo në Shqipëri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...