Algjeria ndalon përdorimin e niqabit dhe të burkës në punë

Premte, 19 October 2018 09:11

Qeveria e Algjerisë ka ndaluar mbulimin e fytyrës me niqab dhe burkë në vendin e punës në shërbimet publike, njoftojnë medie ndërkombëtar.

Kryeministri i Algjerisë ka ftuar ministrat e guvernatorët në vend që ta respektojnë rreptësisht udhëzimin që të mos lejojë “kurrfarë rrobash që pengojnë kryerjen e funksioneve në shërbimet publike e që janë rreptësisht të ndaluara në vendin e punës, sidomos niqabi".

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se të punësuarit duhet ta tregojnë identitetin e vet në vendet e punës në mënyrë që të evitohen kërcënimet e sigurisë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se “nga të gjithë të punësuarit kërkohet që të përmbahen nga çfarëdo veprimi e sjelljeje përfshirë edhe veshjen në kundërshtim me natyrën detyrave të veta, të sillen me respekt dhe në parim me punën ë shërbimet përfshirë edhe neutralitetin dhe transparencën."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...