Sekretari amerikan i Thesarit bojkoton konferencën saudite

Premte, 19 October 2018 09:34

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë të enjten se ai nuk do të jetë pjesë e konferencës për investime që mbahet në Arabinë Saudite, teksa administrata e Trumpit është në pritje të rezultatit të hetimeve lidhur me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi.

Mnuchin ka bërë këtë ditur përmes një postimi në Twitter këtë vendim pas një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Thesarit, Mike Pompeo, i cili së fundmi është kthyer në SHBA, pas takimeve në Riad dhe Ankara.

“Sapo u takova me presidentin Trump dhe Sekretarin Pompeo dhe kemi vendosur që unë të mos jem pjesë e Samitit për Iniciativën e Investimeve në të Ardhmen në Arabinë Saudite”, ka thënë ai në Twitter.

Sauditët kanë thënë se ata planifikojnë të mbajnë konferencën e planifikuar më 23-25 tetor, pavarësisht se një varg liderësh dhe organizatash kanë anuluar pjesëmarrjen.

Tërheqja e Mnuchin vjen pasi zyrtarë të lartë për financa, tregti dhe çështje të jashtme nga Britania, Franca, Gjermania dhe Holanda nuk do të marrin pjesë në këtë organizim.

Trump ka bërë thirrje për durim pas zhdukjes së Khashoggit, i cili nuk është parë i gjallë prej 2 tetorit kur ka hyrë në konsullatën e Riadit në Stamboll.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, banor i SHBA dhe analist i Washington Postit, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit, Princit saudit Mohammed bin Salman, është vrarë në konsullatë dhe trupi i tij është copëtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...