Zgjedh një nga bredhat në foto që të pëlqen dhe zbulo si do jetë viti që po vjen

Premte, 30 November 2018 09:09

Festat po afrojnë dhe bashkë me to edhe viti tjetër. Zbulo si do të jetë për ty ky vit që po troket, me anë të testit të mëpostëm.E nëse nuk del tamam ashtu, të paktën u zbavitëm!

Pema n.1-Viti që do vijë do jetë ndër më të arrirët në jetën tënde. Do kesh sukses, por do të duhet të vendosësh që në fillim prioritetet, zonën e veprimit dhe objektivat e tua, pa humbur kohë dhe energji me gjëra të tjera.

Pema n.2-Viti i ardhshëm do jetë premtues për ty. Do kesh shumë plane në të gjitha fushat e jetës. Nuk do të ndodhë menjëherë, por disa projekte do jenë baza e së ardhmes.

Pema n.3-Viti tjetër do jetë i lumtur për ty. Edhe pse do jesh serioz, nuk do të të ndalojë të zbavitesh. Shakatë e tua dhe një buzëqeshje, do tërheqin shumë persona, si në punë edhe në jetën tënde private.

Pema n.4-Viti që po vjen do jetë i pazakontë për ty. Kjo nuk do të thotë që do jetë i keq. Do jetë ndryshe, sa nuk do rreshtë së surprizuari.

Pema n.5-Viti i ardhshëm do jetë i qetë për ty. Asnjë surprizë e pakëndëshme. Do shkojë gjithçka shumë gradualisht, ashtu siç të pëlqen ty. Ky vit do jetë vit reflektimi, një vit në të cilin do mbledhësh forcat për të ecur përpara.

Pema n.6-Viti tjetër do jetë romantik për ty. Mbase një ndër më romantikët e jetës tënde. Gjithçka do rrethohet nga tonalitetit rozë, nga ëmbëlsia dhe nga ngrohtësia. Do të të bëjë të ndjesh emocionet më eksituese dhe të kënaqshme që mund të kesh ndjerë ndonjëherë.

Pema n.7-Viti që po vjen do jetë bujar me ty. Do shumë, do gjithçka që të vjen ndër mend. Dikush do i dëgjojë me vëmendje dëshirat e tua dhe do i realizojë herë pas here, por kujdes, pasi realizimi i dëshirave nuk çon gjithnjë në lumturi. Kujdesu për atë që dëshiron dhe mbase do e kesh.

Pema n.8-Viti i ri do jetë përrallor për ty. Edhe pse je skeptik për këtë, do arrish të përjetosh një përrallë në të cilën do e gjesh veten të transformuar në një hero që ‘mund dragoin’.Do të tëndodhë diçka surprizuese dhe e mrekullueshme, së cilës nuk do i gjesh dot një shpjegim shkencor.

Pema n.9-Viti i ardhshëm do të të bëjë mirë. Bota do ‘fshehë kthetrat’ e saj dhe ‘do këndojë’ vetëm për ty.Do ndërrojë këndvështrimi yt: do ndjesh ngado manifestimin e mirësisë dhe ‘mbrojtjes universale’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...