Mesazhe ngushëllimi për George HW Bush nga liderë botërorë

Saturday, 01 December 2018 14:40

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përcjellë ngushëllimet e tij për ish presidentin George HW Bush, duke e përshkruar atë si një “udhëheqës botëror, i cili mbështeti fort aleancën me Europën”

“Në emër të popullit francez, përcjell të gjitha ngushëllimet e mia për popullin amerikan për humbjen e ish-Presidentit Xhorxh Bush. Ai ishte një udhëheqës botëror, i cili mbështeti fort aleancën me Europën. Keqardhje për familjen dhe të dashurit e tij”-shkroi presidenti francez.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka thënë se ” shërbimi publik i George HW Bush ishte udhëzues i jetës së tij dhe një shembull për të gjithë ne”. Në një deklaratë, ajo tha: “Që nga shërbimi në Luftën e Dytë Botërore, në administrimin e CIA-s dhe në drejtimin e Luftës së Gjirit si komandant i përgjithshëm dhe në përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë ai e bëri botën një vend më të sigurt për gjeneratat që do të vijnë. Në çdo fazë të karrierës së tij të shquar, presidenti ka punuar krah për krah me miqtë, kolegët dhe homologët e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot Britania kujton një burrë shteti të madh dhe një mik të vërtetë të vendit tonë. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella popullit amerikan dhe familjes që ai la pas,” tha May.

Ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev i thuri lavde presidentit të ndjerë George HW Bush, për rolin e tij në dhënien fund të Luftës së Ftohtë, madje duke e quajtur atë “një partner të vërtetë”.

“Shumë prej kujtimeve të mia janë të lidhura me atë njeri. Kemi pasur mundësinë të punojmë bashkë gjatë një epoke të ndryshimeve të jashtëzakonshme. Ajo ishte një epokë dramatike që kërkonte përgjegjshmëri të madhe nga cilido. Rezultati ishte pikërisht fundi i Luftës së Ftohtë dhe garës së armatimit. Ai ishte një partner i vërtetë”-, shton Gorbachev.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...