Italia arrin marrëveshje me Brukselin për buxhetin

E Enjte, 13 December 2018 12:44

Pas paralajmërimit të Brukselit se do të merrte masa ndëshkuese ndaj Italisë për shkak të draft buxhetit 2019, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kryeministri Conte dhe kreu i Komisionit Europian Juncker janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik në 2.04% për vitin 2019. Ky pakt eviton masat ndëshkuese të parashkuara nga Bashkimi Europian.

Italia dhe BE duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për draftbuxhetin 2019, të miratuar nga qeveria Conte, dhe të rrëzuar pak ditë më parë nga Komisioni Europian.

Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar në Brukel me kreun e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, me të cilin janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik nga 2.4 % për 2019, në 2.04%.

Ky është një hap i rëndësishëm i bërë nga qeveria e Romës për të evituar masat ndëshkuese të parashikuara nga Brukseli për shkelje të rregullave të përcaktuara nga Komisioni Europian për çdo vend anëtar.

Kryeministri Conte ka thënë se "Italia i ka propozuar Brukselit reduktimin e koeficientit të defiçitit publik në 2.04%, një propozim serioz dhe besojmë se bisedimet do të mbyllet në mënyrë pozitive".

Por në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë italiane deklaroi se me gjithë reduktimin e këtij koeficienti, angazhimet kryesore ndaj italianëve nuk do të ndryshojnë, si në realizimin e reformës së pensionit ashtu dhe në vendosjen e pagës minimale për një jetë dinjitoze.

Njëherësh me një notë zyrtare, Komisioni Europian informon se "takimi me Juncker e Conte ka sjellë zhvillime pozitive, dhe se Komisioni do të vlerësojë propozimin e bërë nga Italia dhe diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...