Arrestohet organizatori i sulmit në Charlie Hebdo

Premte, 21 December 2018 10:22

Policia ka arrestuar një nga organizatorët e sulmit në redaksinë e Charlie Hebdo në 2015, ku 12 persona humbën jetën.

Ai është xhihadisti francez Peter Cherif, një bashkëpunëtor i njohur i vëllezërve Kouachi, autorë të sulmit.

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në Xhibuti, në Afrikë. Cherif, i njohur edhe me pseudonimi Abou Hamza, po mbahet në pritje të ekstradimit në Francë.

Vëllezërit Kouachi u vranë nga policia franceze pas sulmit.

Peter Cherif u arrestua për herë të parë në Irak në vitin 2004 kur po luftonte në radhët e Al Kaedës. I dënuar me 15 vjet burg në Bagdad, ai arriti të arratiset në vitin 2007 dhe u nis për në Siri.

Ai u ekstradua më vonë në Francë dhe u burgos për 18 muaj përpara se të ikte në Jemen. Në vitin 2015 Cherif u vendos në listën amerikane të terroristëve të rrezikshme, si një anëtar i grupit terrorist Al Kaeda në Jemen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...