Nënshkruhet urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Hënë, 24 December 2018 14:45

Pentagoni ka bërë me dije se urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria është nënshkruar, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump më 19 dhjetor për tërheqje të plotë të trupave amerikane ushtarake. “Urdhri ekzekutiv për Sirinë është nënshkruar”, është cituar të ketë thënë një zëdhënës i ushtrisë amerikane më 23 dhjetor, ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.

CNN ndërkohë ka thënë se një zyrtar i Mbrojtjes ka konfirmuar se urdhri është nënshkruar dhe është cituar të ketë thënë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes në ikje, James Mattis, gjithashtu e ka firmosur këtë urdhër.

Presidenti Trump ka deklaruar më 19 dhjetor fitore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Siri dhe ka bërë njoftimin e papritur për tërheqje të plotë të trupave prej vendit të shkatërruar nga lufta. Trump ka pranuar kritika nga ligjëvënësit demokratë si dhe ata republikanë, duke përfshirë edhe ish-liderë qeveritarë dhe aleatë ndërkombëtarë, për atë që është cilësuar si tërheqje e parakohshme e forcave amerikane nga Siria.

Në këtë vend forcat amerikane kanë mbështetur sirianët arabë dhe ata kurdë në luftën kundër IS-it nga viti 2015. Shumë kundërshtarë kanë thënë se tërheqja e shpejtë e trupave të SHBA-së, do të përbënte tradhti për aleatët kurdë, të cilët mund të rrezikohen nga forcat turke.

Kjo pasi Ankaraja akuzon kurdët në Siri se kanë lidhje me Lëvizjen kurde që realizon kryengritje në Turqi. Madje për disa kritikë, tërheqja amerikane mund të konsiderohet edhe fitore për Iranin dhe Rusinë që janë aktive në këtë shtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...