Franca do të ndalë refugjatët në Kanalin e La Manshit

Diel, 06 Janar 2019 10:15

Prej disa javësh refugjatët përpiqen që nga Franca përmes Kanalit të La Manshit të kalojnë në Britaninë e Madhe. Itinerari është i rrezikshëm. Parisi paraqiti në fundjavë një plan veprimi.

Qeveria e Francës ka paraqitur një plan veprimi, se si të reduktohet migrimi ilegal përmes Kanalit të La Manshit drejt Britanis së Madhe. Së pari ky vend do të forcojë kontrollet në porte dhe zonat bregdetare. Për këtë do të sensibilizohen edhe rojet në port dhe qendrat e marrjes me qira të varkave, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner në Paris. Përveç kësaj do të zgjerohet lufta kundër bandave të kontrabandistëve. Kalimi përmes këtij kanali duhet të ndalet, sepse është „jo vetëm ilegal, por edhe i rrezikshëm", ka thënë Castaner. Prandaj është në interesin e Francës dhe Britanisë së Madhe, „të bëjnë gjithçka për të penguar ngritjen e rrjeteve të reja të kontrabandistëve".

Kontrabandistët rrisin presionin para Brexit

Castaner viziton së shpejti Londrën për të koordinuar bashkëpunimin, për të cilin u ra para pak ditësh në ujdi. Shkak është numri i lartë i refugjatëve me gomone që kalojnë Kanalin e La Manshit. 504 migrantë, sipas Castaner janë përpjekur vitin e kaluar të kalojnë përmes këtij kanali, shumica nga Irani. 276 vetë kanë arritur në brigjet britanike, 228 janë penguar. Qeveria në Londër bën fjalë për 539 persona që kanë bërë përpjekje të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, 80% e tyre nga tetori. Kalimi i Kanalit të La Manshit është i rrezikshëm jo vetëm për shkak të trafikut të dendur me anije, por edhe për shkak të temperaturave të ulta dhe rrymave detare të rrezikshme. Në pjesën më të ngushtë të tij ky kanal është 40 km. Sipas mediave britanike, migrantët vendosen nën presion nga kontrabandistët, të kalojnë në Britaninë e Madhe para daljes së këtij vendi nga Bashkimi Europian, sepse pas kësaj do të forcohen më shumë kontrollet kufitare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...