“Probleme në bankat italiane” – Salvini akuza BQE

Tuesday, 15 Janar 2019 19:21

Zëvendës Kryeministri Matteo Salvini akuzoi Bankën Qendrore Europiane se ka sulmuar sistemin bankar të Italisë, nëpërmjet kërkesës që i ka bërë huadhënësve vendas që të ruajnë më shumë para për të mbuluar huatë e dëmtuara.

Sipas Salvinit kjo kërkesë do ti kushtonte vendit 15 miliardë euro ose 17.14 miliardë dollarë. Ai gjithashtu tha në një deklaratë se lëvizja e BQE-së tregoi se bashkimi bankar i BE-së po krijon paqëndrueshmëri dhe tha se më shumë transparencë ishte e nevojshme për të larguar çdo dyshim që banka qendrore ishte politikisht e motivuar.

Herët ditën e sotme një burim i tha Reuters se BQE do t’i jepte bankave që ka në mbikëqyrje një datë të synuar për të siguruar plotësisht borxhin e tyre të keq. Ky veprim i befasoi disa investitorë dhe huadhënësit italianë, sepse shumë shpresonin se BQE do të ishte më fleksible.

“Sulmi i ri i mbikëqyrësit të BQE-së në sistemin bankar italian dhe MSHP tregon edhe një herë se bashkimi bankar … jo vetëm që nuk e bën sistemin tonë financiar më të qëndrueshëm, por shkakton paqëndrueshmëri” – tha Salvini.

Kreu i ekstremit të djathtë e akuzoi BQE-në për vendimet mbizotëruese të bëra nga Komisioni Europian, duke shtuar se ai ngriti një “pyetje themelore” rreth paanshmërisë së supozuar të bankës.

“Pavarësia nuk nënkupton papërgjegjshmëri. Kjo transparencë është e nevojshme për të larguar dyshimin se BQE po përdor politikën për shkak të kompetencave që i janë dhënë asaj. Kjo lojë e keqe e BQE mund t’i kushtojë Italisë 15 miliardë euro “ – tha Salvini. Banka qendrore italiane nuk ishte në dispozicion për komente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...