Bruksel: Grindje për fëmijët e "Shtetit Islamik“

Diel, 20 Janar 2019 15:54

Ata ishin migrantë apo europianë, vajza apo djem që u radikalizuan e luftuan për të ashtuquajturin „Shteti Islamik" në Siri. Si do të veprohet me fëmijët e tyre? Një gjykatë belge dha vendimin për kthimin në vend.

Heidi De Pauw nuk e kishte menduar kurrë, se në punën e saj si avokate e fëmijëve në nevojë do të merrte një ditë kërcënime me vdekje. Në verën e vitit të kaluar organizata „Child Focus", degën belge të së cilës ajo e drejton, filloi një fushatë për të kthyer në Belgjikë fëmijët e migrantëve që shkuan të luftojnë për të ashtuquajturin „Shteti Islamik" në Siri. Posta e saj dhe faqja në mediat sociale u përmbyt nga një lumë urrejtjeje: pamje dhune, deklarata, porosi se si këta fëmijë duhet „mbyten si macet", thotë ajo. Disa nga postimet shihen edhe në twitterin e saj.

Fëmijë që nuk luajnë

"Nuk mund ta kuptoja këtë, unë mbroj thjesht të drejtat e fëmijëvë", thotë De Pauw për Deutsche Wellen. Organizata e saj ka identifikuar 18 fëmijë belgë, shumica me nënat e tyre, por edhe vetëm. Ata më shpesh gjenden në kampet e milicëve kurdë në Siri. „Për nënat, mund të flasim, mendoj, ato vendosën në një moment të caktuar të jetës së tyre t'i bashkangjiten IS-it. Por për fëmijët…shumica e tyre nuk janë as 6 vjeç. Kjo është shumë e vështirë për mua."

Në tetor De Pauw bashkë me gazetarin belg Rudi Vranckx nga televizioni VRT-udhëtuan në kampet në veri të Sirisë. Një vizitë që më pa prekur shumë, rrëfen ajo. Shumë nga fëmijët nuk kanë parë asnjëherë asnjë libër, nuk ia kishin idenë si mund të luash. Racionet e ushqimit ishin shkurtuar. Rezervat duhen ruajtur për luftën me Turqinë, na thanë milicët kurdë. „Kur shikon pamje të tilla fillon të dyshosh për humanitetin e njeriut", thotë avokatja. De Pauw thotë, se opinioni e ndryshoi mendimin, pasi pa kushtet e këqija ku jetonin fëmijët, dhe sa të vegjël ishin ata. „Kjo ishte një pikë kthese."

Gjykata jep dënim me gjobë

Qeveria belge vërtet vendosi, që fëmijët e militantëve të IS-it nën 10 vjeç të sillen në Belgjikë, por nuk bëri më përpjekje për zbatimin e këtij vendimi. Sidomos në çështjen e pranimit të nënave ka pasur shumë rezerva. Edhe mënyra e veprimit me kurdët që mbështeteshin nga SHBA përbënte problem. Ata nuk kishin autoritet diplomatik zyrtar për të dhënë dokumente identifikimi për fëmijët. Nga ana tjetër me qeverinë siriane nuk ka marrëdhënie konsullore, megjithëse grupimet kurde kërcënojnë, se do t'i dorëzojnë këta fëmijë tek regjimi sirian.

Mesazhe urrejtjeje

Në dhjetor 2018 një gjykatë belge dha vendimin në favor të dy grave Bouchra Abouallal dhe Tatiana Wielandt, që me gjashtë fëmijët e tyre mbaheshin në kampin e refugjatëve Al-Hol në Siri. Gjykata flamande në instancën e parë vendosi që të ktheheshin në Belgjikë gratë, bashkëshortët e të cilëve ishin militantë të IS-it. Nëse kjo nuk ndodh brenda 40 ditësh, deri në fund janarit, kërcënon një gjobë prej 5000 eurosh në ditë për fëmijë. Megjithëse kjo gjykatë e mori vendimin për këto dy familje, qeveria planifikon kthimin e 18 fëmijëve të identifikuar nga organizata „Child Focus". Pas Heidi De Pauw u deklarua pozitivisht në publik për pranimin e fëmijëve, ajo mori sërish një numër të madh mesazhesh urrejtjeje.

Ministrja e Azilit të Belgjikës, Maggie de Block do të apelojë vendimin e gjykatës. Ajo nuk është e gatshme të pranojë Abouallal dhe Wielandt. Pyetur nga Deutsche Welle, një zëdhënëse e ministrit të Drejtësisë, Koen Geens përgjigjet me E-Mail, se nuk mund të jepen përgjigje për procedurat në vazhdim, por konfirmoi, se përgatiten dokumente për dy vajza të reja belge në Turqi. Nëna e vajzave, mbështetëse e IS-it u arrestua dhe dënua në Turqi.
Peshimi i rreziqeve

Thomas Renard, ekspert për luftimin e terrorizmit në Egmont Institute në Belgjikë, është i mendimit se ka një lloj dritëshkurtësie tek belgët që janë kundër kthimit të familjeve në kampe. Ai përmend rrezikun minimal që i vjen shoqërisë nga këto gra dikur të radikalizuara, krahasuar me alternativën e lënies së tyre në Siri, ku situata po keqësohet. „Kurdët i luten autoriteteve belge të pranojnë këta qytetarë", thotë Renard. „Madje ka një rrezik në rritje, që ata thjesht t'i lënë këta persona të lirë." Renard paralajmëron: Këta janë individë që ligjërisht nuk ekzistojnë, pra nuk kanë shenja gishtërinjsh, identifikim të fytyrës, emra të regjistruar, e ky është një rrezik shtesë që duhet ta kemi parasysh."
Përfytyrimi se këta fëmijë pas disa vitesh „mund të rishfaqen, por që nuk janë të shënuar në sistem" është shqetësues. Prandaj ekspertët janë të mendimit, që „është më mirë të rikthehen nënat dhe këta fëmjë, para se ata të zhduken."

Për Heidi De Pauw rëndësi ka mbijetesa e këtyre fëmijëve. Një fëmijë belg ndërkohë ka vdekur për shkak të kushteve të këqija në kampe, thotë ajo, një tjetër është sëmurë dhe ka nevojë për trajtim shëndetësor. „Ne flasim për fëmijë, që për mua janë të pafajshëm. Ata nuk mund të bëhen përgjegjës për gabimet e tmerrshme dhe gjërat që kanë bërë prindërit e tyre."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...