​Opozita në Serbi kundër Vuçiçit, bojkotojnë parlamentin

Tuesday, 12 February 2019 07:30

Partitë opozitare në Serbi thanë se kanë nisur bojkotin e parlamentit, në shenjë solidariteti me protestat kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Grup i partive opozitare, Aleanca për Serbinë, tha të hënën se ligjvënësit e saj nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa të plotësohen kërkesat e protestuesve dhe "të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta".

Në Beograd dhe qytete të tjera, mijëra njerëz protestojnë çdo të shtunë që prej dhjetorit kundër pushtetit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Vuçiç dhe zgjedhje të parakohshme.

Ata e akuzojnë kreun e shtetit për ndrydhje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe kontroll të medias.

Deri tani presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat dhe i ka refuzuar thirrjet e protestuesve për t’u larguar nga pushteti.

"Ne nuk duam të jemi pjesë e një demokracie fasadë dhe t'i sigurojmë legjitimitet një regjimi totalitar që shtyp çdo kundërshtar dhe i trajton rivalët politikë si armiq të shtetit", tha përmes një deklarate Aleanca për Serbinë.

Bojkotimi nuk pritet të pengojë punën e legjislaturës, ku partia qeverisëse e Vuçiçit (Partia Përparimtare Serbe) dhe aleatët e saj socialistë kontrollojnë 160 nga 250 vendet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...