Mbahen zgjedhjet në Korenë e Veriut, Kim Jong Un fiton 100% të votave

Hënë, 11 Mars 2019 09:08

Në Korenë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet për Parlamentin e ri të vendit. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve tha se votuan 92,35% e popullit. Rezultati ishte i pritshëm. Fitoi Partia e Punëtorëve, e cila mori 100% të votave.

Zgjedhjet e 10 marsit për Parlamentin janë të dytat që nga koha kur udhëheqësi Kim Jong Un mori pushtetin. Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet. Votuesit teorikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Sipas statistikave, pesë vjet më parë dalja në votime ishte 99,97 për qind, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Kjo përqindje u shënua për shkak të rritjes së numrit të verikoreanëve që punojnë jashtë vendit,

Votimi për Kuvendin Popullor të Popullit (PS) është i detyrueshëm dhe nuk ka zgjedhje të kandidatëve. Çdo lloj mospajtimi është diçka e padëgjuar.

Pjesëmarrja është gjithmonë afër 100% dhe miratimi për aleancën qeverisëse është unanim. Koreja e Veriut është një shtet i izoluar, i sunduar nga dinastia e familjes Kim. Qytetarëve u kërkohet të tregojnë përkushtim të plotë ndaj familjes dhe drejtuesit e saj aktual.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...