Tribunali i OKB kërkon lirimin menjëherë të marinarëve ukrainas

Saturday, 25 May 2019 17:27

Një tribunal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka vendosur që Rusia duhet “menjëherë” të lirojë 24 marinarët ukrainas dhe tri anijet detare të Ukrainës, që Moska i konfiskoi në nëntorin e vitit të kaluar.

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit publikoi sot vendimin, lidhur me çështjen që ka dërguar në këtë gjykatë Ukraina ndaj Rusisë. Rusia konfiskoi anijet ukrainase në nëntor, në afërsi të urës në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë të tensionuara, që prej se Moska e aneksoi Krimenë më 2014 dhe ofroi mbështetje ushtarake, politike dhe ekonomike, për separatistët që po luftojnë kundër Kievit, në pjesët lindore të Ukrainës.

Presidenti i Tribunalit, Jin-Hyun Paik tha se gjyqtarët kanë vendosur që Rusia duhet “menjëherë” t’ia kthejë Ukrainës tri anijet dhe të lirojë marinarët.
Pas publikimit të këtij vendimi, Ministria e Jashtme ruse tha se Konventa e OKB-së mbi Ligjin për Detin, nuk mund të aplikohet në atë që e cilësoi si “mosmarrëveshje rreth incidentit në Ngushticën Kërç”, thuhet në njoftim, të cilin e ka cituar agjencia e lajmeve, Interfax, shkruan rel.

Ky vendim, sipas njohësve, nuk pritet që definitivisht Ukraina të ketë qasje në Detin Azov, ku Rusia ka vendosur kufizime, që prej se ura në Ngushticën Kërç është ndërtuar.
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se anijet e saj në mënyrë të paligjshme kanë lundruar në ujërat territorial të Rusisë. Bashkimi Evropian, NATO dhe trupa të tjerë ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lirojë anijet dhe marinarët e arrestuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...