Merkel kandidate për të drejtuar Komisionin Europian?

E mërkurë, 12 June 2019 20:17

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mohuar vazhdimisht synimin për të vazhduar të qëndrojë në politikë pas mbylljes së mandatit si shefe ekzekutivi, por gjithmonë e më shumë po përmendet së fundmi mundësia që ajo të marrë në dorë drejtimin e Komisionit Europian!

Ideja që ky post t’i kalojë kandidatit kryesor, gjermanit Manfred Weber, i cili është njëherazi kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPE-së, përplasi Merkelin me Emmanuel Macron.

Presidenti francez këmbëngul ne formatimin e procesit në një kohë kur sipas proceduarve ekzistuese, kandidati kryesor i cili përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit.

Por mbështetjen që i mohon Weberit, Macron thotë se do t’ia jepte me kënaqësi Merkelit vetë! Në një intervistë për radio televizionin e Zvicrës, RTS, Macron u shpreh se nuk mund të flasë për kancelaren gjermane, megjithatë theksoi se do të mbështeste çdo përpjekje të saj për t’u bërë presidente e krahut ekzekutiv të bllokut europian.

Europës i nevojiten fytyra të reja, por edhe fuqi, citohet të ketë thënë ai. Mandati i kryetarit aktual të KE-së, Jean Cluade Juncker po i afrohet fundi dhe spekulimet se kush do të zërë vendin e tij, sa vijnë e shtohen.

Macron ka dalë hapur kundër Weberit me argumentin se ai është i panjohur për votuesit nëpër Europë ndërsa insiston se kësaj të fundit i nevojiten personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri personale dhe aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat e pozicioneve që mbajnë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjykata nuk mjaftohet me burgim të përjetshëm për "El Chapon", i jep dhe 30 vjet plus

Globi

Gjykata nuk mjaftohet me burgim të përjetshëm për "El Chapon", i jep dhe 30 vjet plus

Gjykata e Nju Jorkut e dënoi udhëheqësin meksikan të rrjetit të drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet. Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor për dhjetë...

“Mund të kishe sukses me filma për të rritur”/Pas fotos seksi, Olta Gixhari “ofendohet” nga komentuesi

Show-biz

“Mund të kishe sukses me filma për të rritur”/Pas fotos seksi, Olta Gixhari “ofendohet” nga komentuesi

Prej disa ditësh aktorja shqiptare Olta Gixhari poston foto në profilin e saj në Instagram nga pushimet e saj ku ka treguar dhe linjat seksi me bikini. Aktorja së fundmi ka...

Vendosi rekord në Serinë A, futbollisti shqiptar i bashkohet zyrtarisht Lacios

Sport

Vendosi rekord në Serinë A, futbollisti shqiptar i bashkohet zyrtarisht Lacios

Tashmë është zyrtare, Anxhelo Ndreca do të jetë pjesë e Lacios në sezonin e ardhshme. Ka qenë klubi kryeqytetas që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar transferimin e 17-vjeçarit shqiptar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!