Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Tuesday, 16 July 2019 18:14

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, hodhi poshtë pretendimet se partia e tij populiste është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia. Ai ndërkohë ka shtuar komentet në mbrojtje të asaj që e quan “kulturë e krishterë” si dhe për çështjen që e ka shpërblyer më shumë në zgjedhje, emigracionin.

Ndërsa prokurorët e Milanos pohojnë se partia e ekstremit të djathtë Lega ka kërkuar financime të fshehta ruse, zëvendëskryeministri italian ka shtuar komentet e tij anti-emigracion në tubimet dhe në faqet e tij të mediave sociale, duke e lidhur migracionin me krimin dhe papunësinë dhe duke paralajmëruar se kjo është kërcënim për kulturën tradicionale të Italisë.

Kritikët e zotit Salvini thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për Rusinë dhe nga problemet e ekonomisë së vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Pretendimet për financime të fshehta ruse morën një shtysë të re javën e kaluar kur faqja e lajmeve në internet Buzzfeed publikoi audio të një takimi në një hotel të Moskës midis ish-zëdhënësit të shtypit të Salvinit, dhe disa rusëve të paidentifikuar duke diskutuar mbi mundësinë e devijimit të 65 milionë dollarëve drejt partisë Lega nëpërmjet transaksioneve të naftës ruse me çmim të ulur. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...