Aeroplani ushtarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë Jugore. Çfarë po ndodh?

Tuesday, 23 July 2019 10:16

Avionët e Koresë së Jugut qëlluan në ajër për të dhënë sinjale paralajmëruese pasi avionët ushtarakë rusë shkelën në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke shënuar kështu incidentin e parë midis këtyre dy vendeve.

“Tre aeroplanë ushtarakë rusë fillimisht hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut në brigjet e saj lindore para se njëri prej tyre të hyjë në qiellin territorial të vendit”, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

“Avionët luftarakë të Koresë së Jugut më pas lëshuan shenja paralajmëruese”, tha një zyrtar i ministrisë, duke kërkuar anonimitet për shkak të rregullave të departamentit.

Të tre aeroplanët rusë kishin hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut me dy aeroplanë ushtarakë kinezë. Por nuk dihej menjëherë nëse të dy vendet e bënin këtë me qëllim, sipas zyrtarit të Koresë së Jugut.

Avionët kinezë kanë hyrë herë pas here në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut në vitet e fundit. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ka në plan të thërrasë zyrtarët e ambasadës ruse dhe kineze më vonë të martën për të regjistruar protesta formale.

Një zyrtar i ministrisë koreano-jugore, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se kjo është hera e parë që një aeroplan ushtarak rus shkel zonën ajrore koreano-jugore. Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga zyrtarët rusë apo ata kinezë për këtë çështje. Ndërkohë qeveria koreano-jugore ka thënë se ka nisur ankesa zyrtare te të dyja shtetet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...