Luftë e fortë tregtare, Trump thirrje Kinës për negociata

E mërkurë, 31 July 2019 08:37

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Pekinin që të mos presë për të negociuar një marrëveshje pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2020.

Ai tha se një marrëveshje e vonuar do të ishte më pak tërheqëse për Kinën sesa një marrëveshje e arritur tani shkruan VOA.

Komentet e tij në Twitter bëhen ndërkohë që zyrtarët amerikanë dhe kinezë po takohen në Shanghai për të ringjallur bisedimet. Të dyja palët po përpiqen të ulin pritshmëritë për një sukses në negociata.

Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë angazhuar në një luftë të fortë tregtare, duke vendosur tarifa ndëshkuese ndaj njëra-tjetrës që arrijnë më shumë se 360 miliardë dollarë në tregtinë dypalëshe.

Në samitin e G20s në muajin qershor, Presidenti Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord të ringjallin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së kushtueshme tregtare mes tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...