Trumpi do ta vizitojë Poloninë në 80-vjetorin e pushtimit nga nazistët

E mërkurë, 31 July 2019 15:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të qëndrojë në Varshavë të Polonisë nga 31 gushti deri më 2 shtator për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e kanë bërë të ditur ndihmësit e presidentit polak.

Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit amerikan në Poloni nga korriku i vitit 2017. Duke qenë e udhëhequr nga një qeveri djathtiste, Polonia është në mesin e partnerëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Bashkëpunimi mes dy vendeve është i përqendruar kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë së energjisë.

Shefi i zyrës së presidentit polak, Krzysztof Szczerski, tha se presidenti amerikan do të arrijë në Poloni në mbrëmjen e 31 gushtit. Sidoqoftë, ai nuk bëri të ditur nëse presidenti do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Më 1 shtator, ai do të marrë pjesë në një ceremoni për shënimin e përvjetorit të tetëdhjetë të pushtimit të Polonisë nga Nazistët. Kjo ngjarje historike kishte ndodhur më 1 shtator 1939 dhe shënon fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë kësaj lufte ishin vrarë rreth gjashtë milionë polakë, gjysma e të cilëve ishin me prejardhje çifute. Polonia ishte shkatërruar pothuajse tërësisht nga lufta që zgjati gati gjashtë vjet.

Polonia është vendqëndrim i pesë mijë ushtarëve amerikanë, të cilët ofrojnë siguri për vendin e kërcënuar nga aktiviteti ushtarak i Rusisë.

Shteti i Evropës Qendrore është duke e planifikuar blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara. Polonia e ka filluar edhe blerjen e gazit natyror nga ShBA-ja në përpjekje për ta zvogëluar varësinë e sektorit të energjisë nga importimi i gazit rus, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...