Tjetër sulm në SHBA, një sulmues në Ohio vret 7 persona, Policia përgjigjet me zjarr

Diel, 04 August 2019 09:38

Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në El Paso të Teksasit, të shtëna të tjera janë njoftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person ka hapur zjarr në një bar në Dayton, Ohio, rreth orës 1:55 të së dielës, duke përdorur një pushkë gjysëm automatike dhe vrarë shtat persona. Po ashtu, ka plagosur 24 të tjerë.

Ka dyshime se sulmuesi është plagosur.

Sipas burimeve, Policia po i përgjigjet në mënyrë aktive sulmuesit në një qëndër artesh dhe argëtimi në Dayton këtë të diel në mëngjes. Disa dëshmitarë okularë thanë se kanë parë disa të plagosur.

Jo më larg se dje, një tjetër sulmues në El Paso vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë në një dyqan në Walmart para se të arrestohej nga forcat e rendit. Ai ishte një djalë i bardhë 21 vjeç.

20 minuta para krimit, vrasësi kishte publikuar një manifest urrejtjeje në internet ku akuzonte komunitetin hispanik se po i rrëmbente vlerat Amerikës dhe të bardhëve. “Kjo është gjenerata e fundit e bebeve të bardha” në Amerikë, thuhet në manifestin e tij në internet./SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...