Ishulli grek 30 orë në flakë, shkrumbohet çdo gjë

E Enjte, 15 August 2019 09:27

Zjarrfikësit grekë po luftojnë edhe sot për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë që prej 30 orësh një prej vendeve të ruajtura më mirë përsa i përket faunës dhe orës, në ishullin Eube, ku autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.

Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës. “Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unike, që kishte mbetur i paprekur deri në këtë ditë”, deklaroi guvernatori rajonal në ikje, Costas Bakoyannis. Zjarri, që u njoftua rreth orës 03:00 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, bimësisë shumë të dendur dhe thatësirës së ishullit.

Ai ka shkaktuar evakuimin e fshatrave të Kontodespotit, Macrymallit, Stavros dhe Platanas, në qendër të ishullit dhe kërcënoi qytetin e Psachnas gjatë natës”, deklaruan autoritetet. “Nga Psachna në Kontodespoti dhe Makrymalli, gjithçka është djegur. Kemi pasur fatin që nuk janë regjistruar viktima”, theksoi Thanassis Karakatzas, një zyrtar i mbrojtjes civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...