Ushtria gjermane po has vështirësi në furnizimin me këpucë të ushtarëve

E Enjte, 29 August 2019 17:31

Forcat e Armatosura Gjermane po hasin vështirësi për të furnizuar trupa me këpucë të reja, zbuloi Ministria e Mbrojtjes, duke fajësuar industrinë joefektive që i ka tejkaluar me 2 vjet afatet e përcaktuara më herët për prodhimin dhe furnizimin me këpucë të ushtarëve.
Duke iu përgjigjur hetimit parlamentar, Ministria tha se kërkesa për t’u ofruar ushtarëve dy palë “çizme të rënda luftarake” dhe një palë “çizme të lehta luftarake” është shuar për shkak të “aftësisë së kufizuar të prodhimit në industri”.
Projekti nisi në vitin 2016 dhe supozohej të zbatohej plotësisht deri në vitin 2020. Sidoqoftë, nuk do të ndodhë kështu, dhe afati është zhvendosur në mesin e vitit 2022, tha Ministria në përgjigjen e saj për Partinë Demokratike të Lirë (FDP ).
Rreth 160,000 nga 183,000 ushtarët e Bundesëehr kanë marrë një palë çizme të rënda luftarake deri më tani, por mungojnë ende dy palët e tjera. 31,000 ushtarëve më fatlumë u janë dhënë tashmë nga një palë çizme luftarake të lehta.
Kur u pyet se sa ushtarakë e kanë kompletin e këpucëve, një zëdhënës i Ministrisë i tha ‘Tagesspiegel’ se vetëm disa prej tyre janë në zotërim të të tre palëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...