Zbarkimi i emigrantëve, Italia ndalon futjen në ujrat kombëtare për “Alan Kurdi”

Diel, 01 September 2019 18:17

Italia është e vendosur për të mos lejuar më ankorimin e anijeve të organizatave humanitare që sjellin emigrantë në vend.

Pas ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, edhe ministrat Elisabetta Trenta dhe Danilo Toninelli, firmosin moslejimin e anijes “Alan Kurdi” që të zbarkojë të 13 emigrantët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, në Itali.

Italia i ka bërë thirrje edhe më herët vendeve të tjera evropiane që të mbajnë peshën e tyre për përballimin e situatës së emigrantëve në një kohë kur vendi fqinj mbetet edhe porta kryesore hyrëse e tyre për në Evropë.

Çështja e emigrantëve është një tjetër argument që përbën “mollën e sherrit” mes koalicionit qeverisës të sapokrijuar mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...