“Bëhuni gati për Brexit”, qeveria britanike nis fushatën informuese

Hënë, 02 September 2019 16:31

“Bëhuni gati për Brexit”. Kështu është quajtur fushata informuese mbi shkëputjen nga Bashkimi Europian, e cila nisi të dielën me promovimin e një faqeje dedikuar Brexit-it në faqen e qeverisë.

Tabela dhe reklama në mediat sociale do të shfaqen më vonë gjatë muajit. Majkëll Gove, i ngarkuar me hartimin e planeve për divorcin pa ujdi, tha se reklamat do të inkurajojnë përgjegjësinë e përbashkët për shkëputjen që pritet të ndodhë në 31 tetor.

“Nuk është vetëm një çështje e rëndësisë kombëtare, por një përgjegjësi e përbashkët”, ishin fjalët e Gove.

Është raportuar se fushata mund të kushtojë rreth 100 milionë paund. Ministri i kabinetit u kritikua më herët nga një shoqatë tregtare, pasi deklaroi se nuk do të kishte mungesa në ushqime në rastin e një shkëputjeje pa ujdi. Kjo, sipas biznesmenëve, është totalisht e pavërtetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...