Vizita e Netanyahu në Londër, nxjerr në rrugë njësinë e re antiterror (Foto)

E Enjte, 05 September 2019 22:37

Oficerë policie të armatosur rëndë dhe të maskuar janë parë ditën e enjte në rrugët e Londrës për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në kryeqytetin britanik.

Bëhet fjalë pikërisht për njësinë e re speciale të antiterrorit të quajtur MET e cila është shumë pak e njohur për publikun pasi ajo i ka të specifikuara rastet se kur duhet të dalë në rrugë.

MET është një strukturë e re e policisë britanike e krijuar në vitin 2016 për të luftuar terrorizmin pas shtimit të sulmeve në disa vende të Evropës. Oficerët e kësaj njësie qëndrojnë gjithmonë të maskuar për të fshehur identitetin e tyre nga sulmuesit dhe janë të pajisur me armatim të rëndë dhe uniformë speciale antiplumb.

Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë kërcënim për vizitën e Netanyhut në Londër, por prania e trupave speciale të antiterrorit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe medias.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...