Tërmet në politikën Italiane, Renzi largohet nga PD bashkë me 30 deputetë

Tuesday, 17 September 2019 13:05

Ish-kryeministri Matteo Renzi braktis Partinë Demokratike duke ‘marrë me vete’ dhe 30 parlamentarë të tjerë të cilët i kanë deklaruar besnikërinë.

Kjo lëvizje e Renzit vjen menjëherë pas betimit të qeverisë së re italiane me kryeministër Guisepe Conte.

“Unë kam vendosur të largohem nga PD dhe të ndërtoj së bashku me të tjerët një shtëpi të re për të bërë politikë ndryshe,” shkroi Renzi në Facebook, një javë pasi koalicioni në dukje i pamundur i PD me Lëvizjen Pesë Yje (M5S) fitoi një mocion besimi në parlament.

Renzi nuk është vetë pjesë e qeverisë së re, e cila u krijua pas mosmarrëveshjeve me liderin e ekstremit të djathtë, ish-ministrin e brendshëm Matteo Salvini. Ky i fundit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij do ta bënin kryeministër.

“Pas shtatë vitesh konflikt mes anëtarësh, unë mendoj se duhet të kemi parasysh që vlerat tona, idetë tona, ëndrrat tona, nuk mund të jenë çdo ditë objekt grindjesh të brendshme. Fitorja që morëm në parlament kundër populizmit dhe Salvinit ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë, por nuk është e mjaftueshme” shkroi Renzi.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016, ndërsa është shprehur se do ta mbështesë qeverinë e Giuseppe Contes.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konservatorët sigurojnë edhe një mandat në Poloni

Globi

Konservatorët sigurojnë edhe një mandat në Poloni

Partia konservatore në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, është fituese e shumicës në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Poloni, duke siguruar kësisoj edhe një mandat katërvjeçar për të vazhduar reformat...

Dënohen me burgim 9 udhëheqës të Katalonjës

Globi

Dënohen me burgim 9 udhëheqës të Katalonjës

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës rë Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavarësinë e rajonit në...

Kosovë: Autoritetet po hetojnë shkaqet e ndërprerjes së verifikimit të votave nga Serbia

Bota Shqiptare

Kosovë: Autoritetet po hetojnë shkaqet e ndërprerjes së verifikimit të votave nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje të hënën institucioneve të sigurisë që të hetojnë dhe të zbardhin dyshimet për, siç thuhet, helmimin e personelit të Komisionit Qendror të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!