SHBA do të forcojë mbrojtjen e fushave të naftës në Siri

Premte, 25 October 2019 19:10

Shtetet e Bashkuara do të fuqizojnë forcat e tyre që aktualisht mbrojnë fushat e naftës dhe objektet në Sirinë lindore nga grupi terrorist Shteti Islamik, edhe pse po e tërheqin shumicën e trupave.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper u tha të premten gazetarëve se SHBA po ndërmarrin disa veprime, për t’i mohuar ISIS-it hyrjen në fushat e naftës.

Ai i bëri komentet pas një serie takimesh me aleatët e NATO-s në Bruksel.

"Ne duam të sigurohemi që ata nuk do të kenë qasje në burimet që mund t'i lejojnë të godasin brenda rajonit, të godasin Evropën dhe Shtetet e Bashkuara," tha ai. "Kjo do të përfshijë disa forca të mekanizuara," shtoi zoti Esper.

SHBA mbanin në Sirinë verilindore rreth 1.000 trupa speciale, që punonin gjerësisht me Forcat Demokratike Siriane kryesisht kurde, si pjesë e përpjekjes për të mposhtur ISIS-in në mënyrë të përhershme.

Që nga çlirimi i territorit të fundit të mbajtur nga ISIS-i në muajin mars, SHBA dhe forcat kurde ishin përqendruar në spastrimin e celulave të mbetura të Shtetit Islamik dhe në parandalimin e një kryengritjeje.

Por, në fillim të këtij muaji, Presidenti Donald Trump urdhëroi tërheqjen e forcave amerikane, pak përpara një ofensive të Turqisë që synonte spastrimin e rajonit kufitar nga luftëtarët kurdë, të cilët Ankaraja i quan terroristë.

Deklaratat e sotme pasqyrojnë mesazhet e ndryshme lidhur me Sirinë që kanë ardhur këtë javë nga Uashingtoni. VOA

Modifikuar më Premte, 25 October 2019 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...