Erdogan kërcënon Evropën me refugjatët

Premte, 08 November 2019 08:10

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij për "hapje të dyerve" ndaj Evropës për refugjatët sirianë, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta. Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund ta bartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar, ka bërë të ditur Komisionari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara. Një pjesë e strategjisë së Turqisë kur ka pushtuar verilindjen e Sirisë në muajin tetor ka qenë krijimi i një zone të sigurt atje, ku do të rivendoste dy milionë refugjatë sirianë.

Ky plan nuk mbështetet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet evropiane dhe ka marrë kryesisht reagime negative nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s. Me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, Turqia është zotuar se do të pranojë çdo migrant pa dokumente që do të shkonte në BE nga Turqia.

Në këmbim, Ankaraja ka pranuar 3.3 miliardë dollarë ndihmë të menjëhereshme dhe shumën e njëjtë në fund të vitit 2018.

Sidoqoftë, Erdogan, sipas llogaritjeve të tij, tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët.

"Pa marrë parasysh nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë t'i ndihmojmë mysafirët që presim. Por, nëse kjo nuk funksionon, atëherë do të duhet t'i hapim dyert", tha Erdogan. Ai ka bërë kërcënime të ngjashme edhe në shtator. Valë e re migrantësh mund të vërshojë Evropën

Në vitin 2015, Evropa ka përjetuar krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në kontinent./REL

Modifikuar më Premte, 08 November 2019 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...