‘Grupe terroriste po komplotojnë për sulme’/ DASH kërkon largimin e personelit diplomatik jo të domosdoshëm nga Izraeli

Saturday, 14 October 2023 22:08
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe degës së saj në Tel Aviv si edhe familjarëve të punonjësve “për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael”.


“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza që të shkojnë në jug në drejtim të pikëkalimit kufitar Rafah me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapjeje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jeni gati për të kaluar pasi nëse vendkalimi hapet mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...