Ambasadori i Izraelit në OKB akuzon: Soros financon grupet pro-Hamasit

Hënë, 04 December 2023 16:05

Shtohen kritikat ndaj miliarderit majtist, George Soros se po financon një rrjet organizatash që mbështesin Hamasin.

Sipas një investigimi, Soros ka dhuruar të paktën 15 milionë dollarë për këto organizata joqeveritare. 

 

Ambasadori i Izraelit në OKB, tha për Fox News, se kjo është diçka e turpshme.

“Donacionet e George Soros për organizatat që kërkojnë shkatërrimin e shtetit të Izraelit si shtet hebre, janë të turpshme. Megjithatë, nuk jam i befasuar,” tha ambasadori Gilad Erdan.

 
 

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1200 persona, mes tyre edhe mbi 30 amerikanë. Hamasi gjithashtu mori më shumë se 200 pengje. Shumë qytetarë amerikanë ishin mes tyre.

“Për vite të tëra, Sorosi ka mbështetur dhe transferuar para për organizatat që duan të izolojnë Izraelin,” shtoi Erdan.

Ky i fundit po udhëheq fushatën diplomatike në OKB për të përshkruar krimet e Hamasit kundër njerëzimit.

“Ata kurrë nuk kanë qenë për paqe të vërtetë apo ndonjë zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez,” tha ai.

Modifikuar më Hënë, 04 December 2023 16:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...