‘Kjo është skemë e Sorosit’/ Trump reagon pas vendimit për heqjen e emrit nga fleta e votimit

E mërkurë, 20 December 2023 12:41

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të shtetit të Kolorados, për të mos lejuar që emri i tij të jetë në fletën e votimit për shkak të trazirave të 6 janarit.

Avokatët e Trump thanë se do e apelojnë këtë vendim, kurse vetë ish-presidenti tha se kjo është një vepër e miliarderit majtist, George Soros. 

“Nuk është çudi që Gjykata e Lartë e Kolorados me të gjithë anëtarët e saj të caktuar nga demokratët, ka vendosur kundër presidentit Trump, sipas një skeme të financuar nga Soros për të ndërhyrë në zgjedhje për llogari të të pandershmit Joe Biden,, duke hequr emrin e Trump nga fleta e votimit dhe duke eliminuar të drejtën e votuesve të Kolorados për të zgjedhur kandidatin ëq duan”, thuhet në deklaratë.

Trump thekson se demokratët janë në gjendje paranoje për shkak se ai është shumë përpara në sondazhe. 

“Ata kanë humbur besimin te presidenca e dështuar e Biden dhe tani po bëjnë gjithçka për të ndaluar votuesit amerikanë që ta flakin atë nga zyra nëntorin që vjen”.

Një zëdhënës i Trump tha se pritet të apelohet ky vendim, që me shumë gjasa do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados, 4 me 3, e cilëson zotin Trump si kandidatin e parë presidencial në historinë e Shteteve të Bashkuara që të konsiderohet i papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë, sipas një dispozite të Kushtetutës amerikane të përdorur rrallë herë që i ndalon zyrtarët e përfshirë në “trazira ose rebelim” që të mbajnë poste publike.

Gjykata arriti në përfundimin se Kushtetuta amerikane e ndalon përfshirjen e emrit të kandidatit kryesor republikan në fletën e votimit në Kolorado për shkak të rolit të tij në nxitjen e dhunës kundër qeverisë amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...