SHBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave ‘Javelin’

Premte, 12 Janar 2024 13:18

SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank "Javelin".

Për këtë ka njoftuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton "Danas".  

 

Siç ka thënë Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare.

Vuçiç tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane, shkruan Danas.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiç, thuhet në komunikatë.

Vuçiq më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane.

“Ne diskutuam edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë M. dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për ngjarjet aktuale gjeopolitike. Konfirmuam përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...