‘Mendoj se gara ka mbaruar’/ Trump merr mbështetjen entuziaste të rivalit

E mërkurë, 17 Janar 2024 16:28

Senatori i Teksasit, Ted Cruz mbështeti publikisht Donald Trump në garën për president.

Cruz bëri thirrje që vendi të unifikohet pas kandidaturës kryesore të republikanëve.

“Jam krenar që mbështes Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara,” tha Cruz për Fox News. “Mezi pres ta mbështes atë në mënyrë entuziaste”.

Cruz, i cili luftoi ashpër me Trump në primaret e vitit 2016, argumentoi se rezultati i garës në Ajova tregoi se ekziston vetëm një kandidat i mundshëm republikan.

“Ajova ishte një fitore dominuese për Donald Trump. Më duhet të them, nuk ka garë si primaret në Ajova. I njoh nga afër. Burrat dhe gratë e Ajovas e marrin shumë seriozisht përgjegjësinë e tyre. Ata i shqyrtojnë me kujdes kandidatët,” tha Cruz.

“Është një proces i mahnitshëm dhe unë besoj shumë se demokracia është në nivelet më të larta. Kështu ndodhi dje dhe duhet të them se fitorja e Trump ishte e gjithanshme. Urime presidentit Trump për atë fitore dominuese. Dhe në këtë pikë, unë mendoj se gara ka mbaruar”, tha Cruz.

Trump fitoi 51 përqind të votave në Ajova të hënën, me një avantazh prej 30 pikësh ndaj guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...