'Alexey Navalny e pagoi me jetën e tij, kundërshtimin e Putinit': politikanët e Evropës me dhimbje dhe revoltë

Saturday, 17 February 2024 00:22

Reagimi ndaj lajmit për vdekjen e aktivistit politik rus Alexei Navalny është duke u përhapur me shpejtësi, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Politikanët evropianë po shprehin dhimbjen për vdekjen e Navalny.

- Në një postim në X (i njohur më parë si Twitter), ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné thotë se Navalny "pagoi me jetën e tij" për "rezistencën ndaj shtypjes ruse". "Vdekja e tij në një koloni ndëshkimi na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putin," shton ai.

 

- Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, thotë se është "i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia".

- "BE e konsideron regjimin rus, përgjegjës për vdekjen e Navalny" thotë Michel 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se blloku evropian gjykon se regjimi rus mbart i vetmi përgjegjësinë për "vdekjen tragjike" të Navalny.

Në një postim në X, Michel tha se Navalny "luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë" dhe bëri "sakrificën përfundimtare" për idealet e tij.

"Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen e tij. Dhe për ata që luftojnë për demokracinë në mbarë botën në kushtet më të rënda. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk përfundon kurrë," shtoi Michel.

Image

Navalny në Strasburg përpara një seance në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në 2018

- Vdekja e Navalny është "lajm i tmerrshëm" shprehet Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, i cili thotë se ai "demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij".

- Kancelari gjerman Olaf Scholz vërejti se aktivisti "e pagoi guximin e tij me jetën e tij".

- Ndërsa Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky i ka bërë thirrje botës që të "nderojë kujtimin" e një njeriu "të burgosur dhe të torturuar deri në vdekje për shkak të qëndrimit kundër Putinit".

- Kurse Krisjanis Karins - ish-Kryeministri i Letonisë dhe aktualisht Ministër i Jashtëm - u shpreh se është "thellësisht i shqetësuar" nga lajmet dhe se "vdekja e Navalny është plotësisht në ndërgjegjen e regjimit kriminal të Putinit".

Kush ishte Navalny?

Alexei Navalny ishte ndoshta kritiku më i ashpër i Putinit. Për më shumë se një dekadë, ai ekspozoi publikisht korrupsionin në zemër të pushtetit rus. Hulumtimet e tij me video kanë marrë dhjetëra miliona shikime në internet

Një aktivist karizmatik, Navalny, krijoi një rrjet të zyrave rajonale të fushatës, pasi kishte planifikuar të kandidonte për president në vitin 2018. Ai nuk u lejua të votohej.

Në vitin 2020, ai u helmua në Siberi nga ajo që laboratorët perëndimor më vonë konfirmuan se ishte një agjent nervor. U kurua jashtë vendit dhe u burgos kur u kthye në Rusi.

Para se të burgosej, ai jetonte në Moskë me gruan e tij Julia dhe dy fëmijët e tij.​

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...