Video/ Identifikohet autori i sulmit në Kanada ku humbën jetën 10 persona

Tuesday, 24 Prill 2018 09:07

Autori i sulmit me fugon nga i cili humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 15 të tjerë është identifikuar nga autoritetet kanadeze.

Agresori është 25-vjeçari Alek Minassian, i cili kishte marrë një fugon me qira dhe e përdori për të goditur kalimtarë të shumtë, derisa makina u ndal.

Në pamjet filmike dëgjohet polici që thërret: “Ulu në Tokë ose do të qëllohesh”, teksa i riu vazhdonte të qarkullonte.

Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballje të tensionuar me policinë. Videot e publikuara në rrjet shfaqin të dyshuarin që shtiret sikur ka një armë, duke nxitur agjentin që të hapë zjarr. Por, ky i fundit u tregua mjaft gjakftohtë dhe mundi që të arrestojë të dyshuarin pa përdorur armë, diçka për të cilën ka marrë mjaft përgëzime.

Hetuesit e Policisë së Torontos thonë se sulmi është bërë me dashje, por nuk janë ende të qarta motivet. Ndërkohë analistët thonë se fakti që i dyshuari nuk njihej nga autoritetet, e bën edhe më të ndërlikuar rastin.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmi tragjik dhe i pakuptimtë i kishte shkaktuar trishtim të madh, ndërsa shtoi se qeveria është pranë viktimave dhe familjeve të tyre.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 09:14

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...