Maqedoni/ Kush janë personat që sulmuan kreun e Alencës për Shqiptarët më 27 prill?

Premte, 27 Prill 2018 10:31

Klani që ishte përkujdesur për eliminimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela natën e 27 prillit, duhet të zbardhin të vërtetën e skenarit dhe porositësit.

Në bankën e të akuzuarve janë 10 persona, të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Nesër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

Kire dhe Cane Gjorgjievski janë babë e birë, të dyshuar për tentim vrasje.

Por përveç tyre është edhe grupi tjetër:

Oliver Oshavkovski

Sashe Cenkov

Nikollçe Dimitrievski

Aleksandar Janevski-Toshta

Andrej Micov

Nikolla Vojminovski

Kosta Dellov

Stojan Pavllevski-Kobra

Nga ana tjetër, kreu i ASH-së, Ziadin Sela thotë se pas këtij plani ka organizator që duhet të zbardhen dhe të dal e vërteta.

Ziadin Sela është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit për sulmet ndaj tij me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Ai sqaroi se si ka ndodhur e gjitha. Sipas tij, fillimisht turma, kur ka hyrë në pres-qendër, kanë filluar të gjuajnë me çdo send drejt grupit të deputetëve. Sela është goditur nga një shtizë flamuri dhe nga një monitor kompjuteri. Ai tha se në momentin kur ka ngelur i vetëm, turma kanë filluar ta godasin në kokë dhe trup dhe në ato momente ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend asgjë tjetër deri në zgjimin e tij në sallën 334. Ai njoftoi se nga Kuvendi e kanë nxjerrë të maskuar si polic të lënduar.

Ai tha se duhet të investigohet se si për gjithçka tjetër ka pasur videoinçizime, përveç për sulmin ndaj tij. Gjithashtu njoftoi se një gazetare ka xhiruar atë gjatë gjithë kohës dhe tha se ka gjasë që ajo të ketë pamje më të detajuara për atë se kush dhe si e kanë sulmuar. Ai akuzoi se në momentin kur ka dashur të dalë nga salla dhe të ngjiten në zyrën e tij, gazetarja në fjalë ka dalë përpara , ia ka prerë rrugën dhe i ka thënë: “skeni ku të shkoni, tash e shihni se çfarë ju gjen”. Jozyrtarisht kuptuam se bëhet fjalë për gazetaren Aleksandra Dukovska, ka thënë Sela./Gazeta Express/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...