×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjermania do të hetojë 4 mijë vendime për azil politik

Premte, 27 Prill 2018 11:21

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë dje një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar i migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.

Mbi një milion migrantë, që janë larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...