×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Europol bllokon mediat që mbështesin ISIS

Premte, 27 Prill 2018 18:11

Agjencia evropiane e policisë Europol, bëri të ditur ndërmarrjen e një operacioni ndërkombëtar, i cili i ka shkaktuar "goditje të madhe" propagandës së grupit militant Shtetit Islamik në internet.

 Shtetet e BE-së, të përfshira në operacionin e Europol-it që u zhvillua nga data 25 deri më 26 prill, kanë qenë: Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe.

Europol-i tha se ka konfiksuar prova digjitale dhe serverë dhe se xhihadistët e Shtetit Islamik tani mund të identifikohen.

Specialistë të kibernetikës në vende të ndryshme të Evropës, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar web-faqet e tij online, përfshirë agjencinë e lajmeve Amaq, e cila është parë si zëdhënëse kryesore e Shtetit Islamik.

Sipas Europol, të dhënat e marra pritet të ndihmojnë policinë që të identifikojë administratorët e mediave të Shtetit Islamik dhe "individë potencialisht të radikalizuar".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...