×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arabia Saudite nis ndërtimin e qendrës më të madhe të argëtimit prej 334 km2

Diel, 29 Prill 2018 17:38

Ditën e shtunë nisi zyrtarisht projekti i argëtimit, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Mbretëri.

Vetëm një ore larg nga Rijadi po ndërtohet një sipërfaqe prej 334 kilometrash.

Ky projekt do të përfshijë, parqe të ndryshme ujore, sporte motorike, ngjarje kulturore dhe shtëpi pushimi. Një zëdhënës tha se Qiddiya pret të tërheqë 1.5 milionë vizitorë në vit, kur të hapet faza e parë në vitin 2022.

Mediat lokale kanë raportuar se vetëm kostoja e infrastrukturës do të arrijë deri në 8 miliardë dollarë dhe projekti do të jetë me vlerë dhjetëra miliarda rijalë.

Pak më shumë se një javë pasi Arabia Saudite hapi kinemanë e saj të parë, pas një ndalimi prej gati katër-dekadash, autori i reformave, Princi Mohammed, dhe babai i tij mori pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit ku 300 personalitete nga e gjithë bota ishin të ftuar .

Fondi i Investimeve Publike (PIF), i cili mbështet projektin, pohoi se Qiddiya është një arritje kulturore, rekreative dhe shoqërore që forcon strukturën e pasur të Arabisë Saudite dhe plotëson nevojat në rritje të qytetarëve sauditë për të zhvilluar pasionet e tyre, për të testuar talentet e tyre dhe për të shijuar turizmit vendas dhe aktivitetet e kohës së lirë./ Scan

Projekti ka një sipërfaqe 2.5 herë më të madhe se Walt Disney World, ose 100 herë më e madhe se Central Park në New York – synon të tërheqë 17 milionë vizitorë deri në vitin 2030.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...