×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Në një linjë me Izraelin, Pompeo: Irani ka gënjyer

Tuesday, 01 May 2018 10:19

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka thënë se dokumentet sekrete që Izraeli pretendon se i ka në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tregojnë se Teherani ka gënjyer.

Pompeo tha se informacionet tregojnë se një marrëveshje bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në 2015, nuk është e bazuar në mirëbesim. 

“Dokumentet e siguruara nga Izraeli, e që vijnë nga brenda Iranit, tregojnë pa asnjë dyshim se regjimi iranian nuk po thotë të vërtetën. Ne vlerësojmë se dokumentet që kemi parë janë autentike. Irani i ka fshehur një arkiv të gjerë bërthamore botës dhe agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore, deri më sot”,- tha Pompeo.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zbuloi ato që sipas tij ishin mijëra dosje sekrete bërthamore që provonin se Irani ka vijuar fshehurazi me programin e tij bërthamor. Ai tha se kjo binte ndesh me marrëveshjen e 2015 në të cilën Irani angazhohej se do të ndalte programin e tij për energji bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Teherani ka pretenduar gjithnjë se ishte në kërkim të energjisë bërthamore. Netanyahu sidoqoftë akuzoi Iranin se ka vijuar deri në vitin 2003 me një program sekret armësh, me emrin “Project Amad”.

Ai pretendon se Irani vazhdoi të punojë për armët bërthamore edhe pas mbylljes së “Project Amad”. Ministri i jashtëm izraelit, Javad Zarif tha ndërkohë se lëvizja e Netanyahu ishte një përpjekje e hapur për të ndikuar në vendimin e presidentit amerikan për tërheqjen ose jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Vetë Trump, tha se kishte parë një pjesë të prezantimit të Netanyahu dhe se situata nuk është e pranueshme. Ai tha se do të marrë një vendim për marrëveshjen para 12 majit. Sipas shtëpisë së bardhë, në materialet e Netanyahu ka të dhëna të reja dhe kompromentuese për Iranin.

Britania e madhe e ka mbështetur marrëveshjen bërthamore, shumë të rëndësishme me Iranin, edhe pasi Izraeli dhe SHBA akuzuan vendin islamik se po vijonte me programin e tij bërthamor. Një zëdhënës i qeverisë britanike, tha se inspektorët e emëruar si pjesë e marrëveshjes, po japin detaje të rëndësishme dhe po verifikojnë në mënyrë të pavarur se Irani po i përmbahet marrëveshjes. Ne nuk kemi qenë asnjëherë naiv mbi Iranin dhe qëllimet e tij bërthamore – tha zëdhënësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...