Pakistan/ Shpërthim në minierë, shënohen 18 viktima

Diel, 06 May 2018 18:47

Të paktën 18 minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur e të bllokuar në provincën pakistaneze të Belucistan, pas një shpërthimi që ka shkaktuar shembje të galerisë në të cilën minatorët po punonin.

Shpërthimi i parë, ku humbën jetën 16 persona, ka ndodhur në Pir Ismail, një lokalitet rreth 45 kilometra nga Quetta.

Në të njëjtën kohë një tjetër shpërthim, në një impiant të “Pakistan Mineral Development Corporation”, ka shkaktuar shembjen e një tjetër galerie dhe nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar, dy prej të cilëve kanë humbur jetën ndërsa të bllokuarit vështirë se mund të shpëtohen.

Viktimat janë nxjerrë nga miniera nëpërmjet forcave të ndihmës së shpejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...