SHBA vendos sanksione ndaj Iranit

Premte, 11 May 2018 09:54

Tre kompani dhe 6 njerëz që kanë lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane kanë marrë sanksione Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin u shpreh se  masat ndëshkuese u vendosën për ata që kanë përdorur miliona dollarë tek Garda Revolucionare për të financuar aktivitetet e saj të pista. Sipas Munchin, Banka Qendrore Iraniane e ka ndihmuar gardën që të sigurojë dollarë amerikanë për operacionet e saj.

Sanksionet më të fundit vijnë pasi Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe premtoi rikthimin e masave shtrënguese ndaj republikës islamike. Sanksionet e ndërmarra në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë çdo amerikan apo kompani amerikane që të bëjnë biznes me ata që janë objekti i masave.

Munchin tha se SHBA do të bëjë gjithçka që mundet për të ndërprerë financat dhe burimet e Gardës Revolucionare Iraniane dhe operacionet e saj terroriste. Analistët mendojnë se pas tensionimit të situatës mes Iranit dhe Izraelit, sanksionet amerikane që vijnë në të njëjtën kohë, mbase jo fare rastësisht, duket se po i hedhin më shumë benzinë zjarrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...