×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Horoskopi për ditën e sotme, 28 gusht 2018

Tuesday, 28 August 2018 08:07

Dashi

Do të përjetoni një keqkuptim me një mikun/miken tuaj, çfarë do t’ju shkaktojë pakënaqësi. Përpiquni të mendoni në mënyrë të ekuilibruar, që të mos gjykoni në mënyrë të gabuar. Mos tregoni asnjë informacion, të cilin e konsideroni shumë konfidencial.

Demi

Ka gjasa të tensionoheni për shkak të punës. Përpiquni t’i shmangni personat që iu afrohen vetëm për interes. Shmangia e përgjegjësive familjare mund të irritojë të afërmit tuaj. Partneri/partnerja juaj mund t’ju kërkojë të ndërmerrni një vendim shumë të vështirë sot.

Binjakët

Bamirësia që do të bëni sot do t’ju sjellë paqe dhe rehati. Investimet në sendet antike dhe në bizhuteri do t’ju sjellin plot fitime. Familjarët tuaj do të tregohen më mbështetës seç mund ta kishit menduar ndaj disa nevojave tuaja. Ka gjasa të përfshiheni në një lidhje romantike, e cila do t’ju turbullojë mendjen.

Gaforrja

Vullneti juaj mund të shpërblehet sot, pasi do të përballeni me një situatë shumë të vështirë. Mos e humbisni durimin, teksa duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Nëse keni ndërmend të investoni diku, duhet të bëni shumë kujdes. Një miqësi e ngushtë ka gjasa të kthehet në dashuri.

Luani

Duhet të bëni disa ditë pushime, në mënyrë që t’i largoheni agjendës suaj monotone. Mos bëni plane, të cilat nuk mund t’i realizoni. Jeta juaj martesore mund t’ju duket paksa e mërzitshme këto ditë, ndaj duhet të mendoni mënyra për ta bërë atë sa më interesante.

Virgjëresha

Disa ndryshime që do të bëni sot në lookun tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Mos i kushtoni rëndësi fjalëve të të tjerëve, pasi kjo mund t’ju sjellë vetëm humbje. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Peshorja

Përpiquni ta kontrolloni veten, pasi kjo mund të shkatërrojë marrëdhëniet me personat përreth jush. Këtë mund ta arrini duke u treguar më mendjehapur dhe duke mos i paragjykuar të tjerët. Ka gjasa që sot të keni ide të reja, të cilat do t’ju sjellin fitime.

Akrepi

Mos e humbni qetësinë, pasi kjo mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha në familjen tuaj. Nëse ruani kontrollin do të jeni në harmoni. Përpiquni të kryeni disa aktivitete, të cilat mund t’ju largojnë stresin dhe lodhjen.

Shigjetari

Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja. Mos e humbisni besimin në vetvete, sepse do të ndikojë negativisht në progresin tuaj. Bëni kujdes, pasi dikush mund të përpiqet t’ju shkatërrojë imazhin.

Bricjapi

Mos lejoni që disa detaje të vogla t’ju shqetësojnë. Ka gjasa që sot të mos kaloni një ditë shumë të këndshme në çift, për shkak të disa problemeve që do të irritojnë partnerin/partneren tuaj. Përpiquni t’i kushtoni kohën e duhur familjes.

Ujori

Përpiquni të mos tregoni rreth investimeve dhe qëllimeve për të ardhmen tuaj. Do të kaloni një ditë shumë të bukur në çift, ndërsa sa i përket planeve për të udhëtuar, do të bëni disa ndryshime në momentin e fundit.

Peshqit

Përpiquni të relaksoheni pas pune dhe shmangni eventet në orët e vona. Mos i kushtoni rëndësi thashethemeve, pasi mund të përfshiheni në një konflikt të madh. Veproni me kujdes në mënyrë që ta zgjidhni situatën sa më lehtë. Ka gjasa që sot të takoni personin e jetës suaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...